Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrjen e qytetarëve në hapjen zyrtare të fushatës së PDK.
Ai i ka ftuar të gjithë që të bashkohen në këtë moment të rëndësishëm për Kosovën.
“Qytetarë të dashur, Edhe pak orë na ndajnë nga hapja zyrtare e fushatës sonë. Nga salla 1 Tetori, ju bëj thirrje që të na bashkoheni sot në orën 16:30. Kosova mundet ma mirë për secilin prej jush”, tha Hamza.
Partia Demokratike e Kosovës garon në këto zgjedhje me sloganin: Kosova mundet ma mirë dhe me numrin 131 në garën zgjedhore.