Kandidati për deputet i AAK-së, Haki Abazi, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka thënë se shefi i qeverisë është në shërbim të agjendës së Serbisë.
Abazi ka thënë se këtë e tregojnë rezultat e punës se tij.
Sipas ish-deputetit të VV-së, me punën e tij kryeministri Kurti ia ka mundësuar Serbisë që ta izoloi Kosovën.
“Liderët politik ndjekin një kurs që izolon Kosovën në njërën anë dhe Serbia nënshkruan tri marrëveshje strategjike brenda një katër vjeçari. Unë mendoj që formulimi politik është legjitim në kuptimin e rezultateve, të cilat Kosova i ka bë. Unë në politikë flas me rezultate. Rezultati i Kurtit është ardhë në izolimin e Kosovës dhe depërtimin e tri marrëveshjeve qenësore për Serbinë. Tani, në cilin kapacitet zotëri Kurti ia ka mundësuar Serbisë që ta izolojë Kosovën e të depërtojë agjenda zhvillimore për vete? Ato janë çështje që vetë Kurti duhet të dalë në debat dhe t’i sqarojë. Kurti është në shërbim të agjendës së Serbisë, me rezultate”, ka thënë Abazi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.