21.6 C
Mitrovice
E martë, 23 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Pacolli i përgjigjet Haxhiut për Hotelin Grand: Askush nuk e kërkoi objektin, prej fillimit Mabco ka kërkuar t’i kthehen fondet

Biznesmeni Behgjet Pacolli, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, rreth rastit ‘‘Grandi’’, duke thënë se askush nuk e ka kërkuar objektin e hotelit.

Tutje, ai ka thënë se kompania e tij, që nga fillimi ka kërkuar që të kthehen fondet e saja.

‘‘Deklarata e ministres Haxhiu tingëllonte si një formëvetëngushëllimi”.

Ministrja e din shumë mirë , që askush në këtë proces nuk ka kërkuar OBJEKTIN nga ju në asnjë moment. Këtë e lexoni edhe në postimin e maparshëm.

Që nga fillimi i procesitit, Mabco ka kërkuar gjithmonë që t’i kthehen fondet e saj, të cilat janë përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme, dhe asgjë tjetër’’, ka shkruar Pacolli.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT