16.7 C
Mitrovice
E martë, 23 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Kryetarja e Odës së Infermierëve thotë së ka rënë numri i infermierëve që dëshirojnë të largohen nga Kosova

Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori, ka dhënë një lajm të mirë.

Ajo ka treguar se ka rënë numri i infermierëve që kërkojnë të largohen nga Kosova dhe të shkojnë në Evropë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ajo ka thënë se vitin që e lamë pas një numër më i vogël i infermierëve ka kërkuar licenca të paplastifikuara dhe vërtetim të Kodit Etik, dokumente këto që infermierëve iu nevojiten për largim jashtë vendit.

“Kërkesat prej liberalizimit të vizave tashmë ka rënie. Sigurisht që tash nuk po ju nevojitet për të bërë terminë në ambasada apo edhe përmes agjencive, tashmë profesionistët shëndetësorë kanë mundësi për ta bërë drejtpërdrejt me punëdhënësin. Kështu që këtë vit licenca të paplastifikuara kanë kërkuar gjithsej 383 infermierë, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësorë, kurse Kodin Etik kanë kërkuar 119 infermierë. Vlen të theksohet se krahasuar me vitin e kaluar, numri është dukshëm më i vogël. Arsyet janë siç i ceka sepse tashmë nuk kanë nevojë me i prit terminët. Çka unë konsideroj është se numri është shumë i madh sesa ky që e kemi ne tashmë të protokolluar”, ka thënë Gori.

Ndër të tjera, ajo ka treguar se si veprojnë infermierët që dështojnë të largohen nga vendi.

“Po tashmë infermierët shkojnë i bëjnë kontaktet, i bëjnë marrëveshjen me punëdhënësin e kthehen dhe e mësojnë e më pastaj kur ta fillojnë punën iu nevojitet licenca e paplastifikuar dhe vërtetimi i kodit etik, sigurisht që kjo merr kohë”, ka deklaruar Gori.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT