3.1 C
Mitrovice
E diel, 22 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Flet ish-bashkëshorti: Parashqevisë ia bënë të pamundur karrierën në Shqipëri, ajo u zhduk vetë, na braktisi mua dhe djalin

Mbrëmjen e djeshme, ish-bashkëshorti amerikan i Parashqevi Simakut, Robert Nolfe, deklaroi se njerëz në Tiranë ia shkatërruan karrierën profesionale, duke ia pamundësuar këngëtares së famshme që të vazhdonte të ushtronte talentin e saj.

“Gjërat iu bënë profesionalisht të pamundura në Shqipëri. Kur je në një vend të vogël, mund t’ia dalësh ta bësh këtë”, tha Nolfe.

Ai theksoi se në Shqipëri, disa persona shqiptarë, që refuzoj tua tregojë emrat, donin t’ia prishnin reputacionin dhe donin të përfitonin prej saj.

Edhe Elton Iliriani që gjithashtu foli për “Top story”, bën përgjegjës për çfarë i ka ndodhur, disa njerëz në Tiranë.

“E kam pyetur pse nuk je me Robertin? Më tha më kanë shkatërruar jetën. Mendoj se Parashqevia është viktimë e xhelozisë së një ikone të madhe siç ishte ajo. Si ka mundësi që nuk funksionoi martesa e tyre? Nuk mendoj se mund të fajësojmë Robertin. Parashqevia më tha dje “Luka do më përgjigjet nesër nëse ti e merr në telefon”. Unë e di që Roberti mua më do, e di që Robertin e godasin. Ka njerëz në Tiranë që duan që unë të jem vetëm. Roberti nuk e ka ndalur të birin, ndoshta nuk i ka thënë shko, por nuk e ka ndalur”, tha Ilirjani.

“Më ka thënë që shqiptarë më kanë shkatërruar jetën, dy tre emra që janë në Tiranë. Janë përpjekur që ajo të dështojë si në Nju Jork dhe Hollivud. Unë e besoj Parashqevinë”.

Ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut, Robert Nolfe, i ka dërguar një letër Elton Ilirjanit, pas kontaktit mes tyre që bëri të mundur edhe bisedën e këngëtares me të birin.

Robert Nolfe: “Ne ishim dy artistë që po përpiqeshim të mbanim marrëdhënien tonë por në një pikë të martesës, pas disa vitesh që përpiqeshim, nuk po funksiononte dhe vendosëm të ndaheshim siç ndodh edhe sot zakonisht.

Parashqevia u trishtua pas vdekjes së papritur të të atit dhe besoj se kjo e preku tej mase. Dëshiroj të shmang shumë detaje dhe kërkoj që të gjithë të jenë mirëkuptues në një çështje familjare ku ka dhe fëmijë. Por gjatë procesit të ndarjes ajo vetëm mori një pozicion ekstrem dhe nuk pranonte asnjë propozim të bërë nga gjykatësi. Në media janë thënë shumë gjëra të cilat nuk janë të vërteta, dhe në fakt asaj i është dhënë mundësia për vizita por janë refuzuar.

Gjatë gjithë kohës, vëmendja ime ishte mirëqenia e djalit tim, dhe mora mjaft këshilla nga të caktuarit e gjykatës. Në atë kohë kam qenë në kontakt me familjen e saj në Shqipëri duke i informuar për situatën, por e di që ishte njësoj e vështirë për të gjithë. Pas divorcit, ashtu si shumë të tjerë ne humbëm lidhjet me Parashqevinë. Do të thosha se nuk është e lehtë për një burrë t’i jepet kujdestaria, dhe unë nuk u nisa për këtë fillimisht, por në fund kjo është ajo që ndodhi. Kjo më vendosi në një sfidë personale si një baba i vetëm që punonte për një farë periudhe.

Ishte emocionuese të shihje buzëqeshjen e saj në videot e tua, Elton, dhe unë besoj se ka një dritare ku të lëmë pas të gjitha këto dhe të shohim përpara. Biri ynë nuk është më fëmijë, por një djalë i ri i mirë që merr vendimet e veta. Jam i lumtur të të them se ai pranoi të flas me të dhe dhe po kujdesemi që ai të rilidhet me të me shpresën se do të jetë më e mira për të gjithë.

Atyre që më kanë dërguar mesazhe kërcënuese mua dhe familjes sime i bëj thirrje të fokusojnë energjitë në pasion dhe vlerësim, nëse zgjedhin të shprehen me dritë pozitive për këtë thesar kombëtar të gjetur së fundmi”.

SI U ZHDUK?

Bashkëshorti i Parashqevi Simakut, Robert Nolfe, deklaroi sonte se ish-gruaja e tij u largua vetë duke braktisur atë dhe djalin.

“Ajo u zhduk. U zhduk nga të gjithë ne, nga unë, nga Luke”, tha Nolfe dhe shtoi: “Nuk kisha zgjedhje duhet të kujdesesha për djalin”.

Robert komentoi dhe disa gjëra që janë thënë për të duke mohuar ta ketë dëmtuar Parashqevinë: “Është thënë se e kam dëmtuar atë, i mora djalin, etj. Por nuk është kështu”, tha Robert.

Ndërsa pohoi se “ajo foli sot me Lukën. Nuk i ushtrova trysni. E pyeta nëse dëshiron të komunikojë me të dhe ai tha po”.

Robert tha se Luke ishte ndjerë mirë pasi foli metë ëmën dhe siguroi se në vijim gjithçka do të shkojë mirë.

I pyetur nëse këto vite djali Luke e ka kërkuar të ëmën, ai nuk u përgjigj në Top Story.

Luka a e ka kërkuar të ëmën? Kur ka ndodhur zhdukja e saj?

Robert Nolfe: Pjesa më e madhe e të gjitha këtyre çështjeve u trajtuan gjatë divorcit. Është në interesin tim ta shoh që ajo të jetë mirë. U preka shumë kur e pashë të buzëqeshte me Eltonin.

Ai është i ri tani dhe që kur ka qenë 10 vjeç, i është marrë mendimi, prandaj foli sot me nënën e tim. E pyeta nëse ishte i gatshëm dhe ai tha po. Unë i kam dhënë një deklaratë me shkrim Eltonin, dua vetëm që familja të ribashkohet dhe ajo të jetë thesari i humbur që është rigjetur.

Fundi është i bukur dhe kjo histori do të mbarojë e bukur. Gjithmonë e kam vlerësuar për atë ikonë të kulturës që ishte. E kam parë me sytë e mi se sa e rëndësishme ka qenë për popullin shqiptar.

Pse ndodhi divorci?

Robert Nolfe: Ajo nuk kishte bërë zgjedhjet më të mira me veten. Nuk dua të hyj në detaje.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT