13 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

‘Për mua brengë është standardi i jetesës së qytetarëve’, thotë Hamza

“Brenga ime, standardi i jetesës së qytetarëve”, tha kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në një intervistë në RTV21.

Duke folur për atë se çfarë paramendon të arrijë në një qeverisje eventuale të vet, Hamza renditi ato çka, sipas tij, preokupojnë atë si politikan.

“Për mua brengë është standardi i jetesës, pensionet e vogla, gjendja në shëndetësi, infrastruktura rrugore, diplomacia… për mua nuk janë preokupim partitë politike në Kosovë. Është mirë që është demokraci, është mirë që ka shumë parti”.

“Unë garoj dhe flas me qytetarët, merrem me preokupimet e qytetarëve të Kosovës dhe qysh ata me pas një lloj raporti kontraktual me mua për ato që ua premtoj atyre dhe unë me i zbatu ato që i premtoj atyre”, tha Hamza.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT