13 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Zgjedhjet e 9 shkurtit: Abazi thotë se Vetëvendosja mund të marrë maksimumi 33%

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, ka dhënë një vlerësim të tij për rezultatet e mundshme të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 gjatë një interviste në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Sipas Abazit, Lëvizja Vetëvendosje mund të arrijë maksimumi 33% të votave, ndërsa LDK dhe PDK parashikon t’i ndajnë vendet e dyta dhe të treta me rreth 23-24%. Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas tij, pritet të pozicionohet mes 19-20%.

“Unë mendoj, në fund të këtij rezultati, me këtë rezultat 33 maksimumi do të jetë Vetëvendosja, LDK dhe PDK kanë me qenë diku tek 23-4 edhe ne kemi me qenë diku ndërmjet 19 dhe 20, si Aleancë. Mendoj që LDK dhe PDK do të bëjnë garë për njëra-tjetrën për atë vend”, tha ai.

“Janë matje të institucioneve tjera, që kanë bërë matje dhe besoj që shumë shpejt dalin në publik. Edhe ndërkombëtare. Janë 33 për qind të masës së njerëzve të cilët realisht kanë mbetur prapa idesë edhe iluzionit se Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti mund të bëjnë ndryshim”, shtoi Abazi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT