Kandidati i VV-së për deputet, Luan Gacaferi, tha se Kurti i bën 23 mijë foshnje për 10 muaj në Kosovë.
Gacaferi në një postim tha se Kurti për 10 muaj e bëri Kosovën me 23 mijë foshnje.
Në një koment, ai e shpjegoi se si po bëhet një gjë e tillë. Sipas Gacaferit, Kurti po e rrit “fatalitetin” me shtesa të fëmijëve.
Gacaferi si duket nuk e ka të qartë që fataliteti i referohet vdekjes, ndërsa nataliteti është ai koncept për të cilin ishte duke folur.
Për këtë lëshim skandaloz, një komentues i revoltuar reagon duke i thënë: “Oj lopë natalitetin thuhet jo fatalitetin.”