Prodhuesi turk shtetëror i industrisë së mbrojtjes “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE) me të cilin Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme nënshkroi marrëveshje për hapjen në Kosovë të fabrikës për prodhimin e municioneve, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ajo do të jetë sipas standardeve të NATO-s.
Në postimin e bërë, thuhet se fabrika në Kosovë do të jetë moderne.
“Nënshkruam marrëveshje për themelimin e një fabrike moderne në Kosovë që do të prodhojë municion sipas standardeve të NATO-s.
“Me këtë kontratë të nënshkruar, ne jemi krenarë që kemi kontribuar në eksportet e industrisë së mbrojtjes së Turqisë duke forcuar industrinë e mbrojtjes së vendit tonë mik dhe vëlla, Kosovën”, thuhet në postimin e bërë në Facebook.