12.5 C
Mitrovice
E hënë, 29 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Syla për Kurtin: Haletit të vogël edhe kimet i pengojnë se le ma KFOR’i

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka reaguar mbrëmë pasi KFOR’i ia refuzoi dje kërkesën Qeverisë së Kosovës për ta dërguar FSK’në në veri pas sulmit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc.

Pas zhurmës së krijuar dhe deklaratës së kryeministrit Kurti që FSK’ja nuk mund të shkojë në veri për shkak të një marrëveshjeje nga ana e ish-presidentit Thaçi, Syla e quajti këtë ‘propagandë’ të pushtetit.

“Ushtria dhe FSK nuk merret me terrorizem në Veri por Policia, AKI dhe institucionet tjera. Politika e Vetëvendosjes me propagandë thotë se na ishim hi me ushtri po spo na len KFOR”, tha ndër të tjera Syla.

Gjithashtu, Syla pati një porosi për Kurtin që të mos lëshojë pe.

“Pra siç thotë një fjalë e urtë popullore, haletit të dobët edhe kimet i pengojnë se lere mo KFOR’i. Albin mos lësho pe…”, përfundoi gazetari Syla.

Albin Kurti dhe ministrat e tjerë e kanë cilësuar sulmin si të dirigjuar nga Serbia, teksa kjo e fundit e mohon kategorikisht akuzën. Bashkësia ndërkombëtare, në anën tjetër, ka kërkuar të ketë hetim të shpejtë dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT