3.2 C
Mitrovice
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Deri në gjysmë metri borë viseve malore, parashikimi i motit për këtë fundjavë

Reshjet e borës që filluan pasditen e së premtes, pritet të vazhdojnë kohëpaskohe gjatë ditës së sotme dhe në mbrëmje, sipas “Mendimi për motin”.

Gjatë ditës së nesërme, reshjet e borës në vise malore pritet të formojnë shtresë dëbore deri në 50 cm.

“Ditën e diel me një rritje të temperaturës deri në 5C, reshjet më shumë do të jenë në formë shiu, e vetëm më lartë në vise malore më të vazhdueshme bore, që edhe formojnë shtresë dëbore deri në 50cm, apo edhe më shumë lokalisht. Nga dita e hënë parashihet periudhë e thatë, pa të reshura, por se me vransira më të shumta, sidomos të ulëta. Ditën e martë do të ketë edhe intervale me diell. Minimalet zbresin në -1C e -3C”, thuhet në njoftim.

Në pjesën e dytë të javës vijuese, sërish priten periudha me të reshura, kryesisht shiu të enjten dhe të premten, me temperatura më afër mesatareve, deri në 5C e 6C, maksimalet, e minimalet zbresin në 1C e 3C.

“Periudhat me të reshura duken të mundshsme duke shkuar në javën e dytë të dhjetorit, ku me një rënie të temperatuve sipas disa modeleve, reshjet e dëborës nuk mungojnë, sidomos pas datës 10. Maksimalet do të jenë lehtë nën mesatare 4C e 5C, e minimalet mund të zbresin nën 0C.”

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT