0.6 C
Mitrovice
E diel, 22 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Faton Peci: Bashkë me Vetëvendosjen eleminuam skenarët ogurzi për ndarjen e Kosovës

Bashkëkryetari i partisë Guxo, Faton Peci, njëherit ministër i Bujqësisë, në një tubim me strukturat sot ka thënë se partia e tyre bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje i bashkoi Kosova, dhe se do të vazhdojnë së bashku për të eleminuar rreziqet eventuale që mund t’i shkaktohen vendit.

Ai tutje tha se bashkë me Vetëvendosjen kanë eleminuar skenarët për ndarjen e vendit, shkruan Reporteri.net.

“Me Vetëvendosjen na bashkoi Kosova, këtë mandat eleminuam rreziqet e mëdha, dhe do të jemi prap bashkë për të eleminuar rreziqet eventuale, bashkë me Vetëvendosjen eleminuam skenarët ogurzi për ndarjen e Kosovës”, tha ai.

“Kosova nuk ndahet, nuk coptohet, sepse te gjithë ne për Kosovën jemi të gatshëm të jemi Afrimi (Bunjaku)”, tha Peci.

Ai tutje tha se nuk ka sfidë që i zbraps.

Peci falënderoi Kurtin, ku tha se ka mbështetur çdo kërkesë të tij si ministër i Bujqësisë. /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT