Big Brother Vip Kosova do të startojë edicionin e tretë me shumë gjasë javën e ardhshme.
Produksioni po bën gati detajet e fundit të shtëpisë më të famshme në Kosovë, që këtë herë vjen me plot ndryshime.
Shumë emra janë përmendur si banorë të mundshëm të kësaj shtëpie.
Një ndër ta, siç merr vesh Sinjali është aktori kosovar, Besfort Daka, i cili ka lidhur marrëveshje me produksionin.
Daka ka qenë pjesë e serialit ‘Kurafte ti turbo” që ka bërë bujë të madhe në vend.
/GazetaSinjali/