15.9 C
Mitrovice
E enjte, 19 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Zyrtarisht hiqen vizat për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Sot, është nënshkruar dekreti për heqjen e vizave për për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë.

Vendimi është zyrtarizuar në Strasburg, dekreti i cili u nënshkrua nga presidentja e Parlamentit Evropian (PE) Roberta Metsola dhe ministri i Çështjeve Evropiane të Hungarisë, Janos Boka, si përfaqësues i vendit që kryeson Këshillin e BE-së.

Më 22 korrik të këtij viti, Këshilli i BE-së mori vendim për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë, duke i dhënë fund procesit legjislativ për këtë çështje në BE.

Bartësit e këtyre pasaportave nuk ishin përfshirë në liberalizimin e vizave në kohën kur Bashkimi Evropian i hoqi vizat për shtetasit e Serbisë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT