15.7 C
Mitrovice
E enjte, 14 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Ndarja nga Kurti, nis formimi i një iniciative të re politike, deputeti i VV-së, Eman Rrahmani pritet ta udhëheq

Një grup i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, pritet që shumë shpejt të dalin me një iniciativë të re politike, ku do ta braktisnin partinë e deritashme, raporton Gazeta Demos.

Eman Rrahmani, bashkë me disa kolegë të tij, tashmë kanë nisur formimin e një iniciative të rej politike, të cilës do t’i prijë ai.

Gazeta Demos, ka tentuar të marr një qëndrim nga deputeti Eman Rrahmani, porse ai ka qenë i paqasshëm.

Po ashtu, janë kontakutar edhe emrat e përmendur që do të jenë pjesë e saj, si Fisnik Korenica, por nuk i janë përgjigjur thirrjeve telefonike.

Sipas burimeve të Gazetës Demos, kësaj iniciative pritet të jetë edhe Ferid Agani, që drejton Partinë e Drejtësisë.

Po ashtu synohet që ata synojnë përpilimin e një liste kandidatësh për deputetë, pjesë e së cilës mund të jenë edhe biznesmeni Burim Piraj, ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.

I kontaktuar nga Gazeta Demos, Burim Piraj, ka thënë se ka pasur kontake, porse nuk pranon të hyjë në politikë.

“Nuk e kam ndërmend të jem pjesë e politikës”, tha Piraj.

Ndërsa, ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka konfirmuar takimin me deputetin e VV-së, Eman Rrahmani, porse ka refuzuar që të jetë pjesë e ndonjë partie politike, apo liste.

“Me Eman Rrahmanin rastësisht kemi pirë kafe, por nuk jam i interesuar as në lista, as kandidat as askund tjetër. Me Emanin njihem, takohem me të dhe shumë të tjerë, por për politikë as që vjen në shprehje. Nuk i dua partitë politike, edhe kur kam qenë kryetar kam dal si i pavarur, kam bashkëpunuar me to por nuk hyj, sepse kanë rënë partitë politike e populli u ba copa”, ka thënë Suma për Demos.

Suma tha se Rrahmani i ka thënë se është duke diskutuar për një listë të re, porse ende nuk e ka finalizuar atë.

“Me ka treguar se nuk e di a do të mbetem në VV apo do ta krijojë një listë. Unë i kam thënë edhe nëse bëni diçka unë nuk kyqëm”, tha Suma.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë konfirmim nga deputeti Rrahmani, apo dikush tjetër nëse tashmë e kanë finalizuar listën e re.

TË FUNDIT

TË FUNDIT