Ish diplomati theksoi se pasojat e një qasje të tillë është edhe shndërrimi i Kosovës në një çështje të sigurisë.
Ish-diplomati, Blerim Canaj sonte në “Info Magazine” në Klan Kosova ndër të tjera ka folur edhe për situatën në veri të vendit.
Ai ka thënë se vëmendja po zhvendoset në atë pjesë të vendit, siç u shpreh ai, në mungesë të ndonjë storje suksesi.
“Në mungesë të ndonjë storje suksesi, po e zhvendosin vëmendjen në veri dhe tani kjozhvendosje e vazhdueshme e vëmendjes në veri, thjesht po shihet edhe si rrezik, për shkak se Kosova deri në vitin 2017, 2018 ka qenë promovim i paqes dhe i stabilitetit në Ballkan, nga vitit 2019 tanimë jemi çështje e sigurisë dhe natyrisht se nga Bosnja dhe Serbia ka vjen neve shefi i CIA-s për herë të parë në Kosovë”, është shprehur ai.



