Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns, po ndodhet në vizitë në Ballkanin Perëndimor, edhe pse itenerar i tij i udhëtimeve nuk bëhet i ditur zyrtarisht, mediat raportojnë se pas vizitës në Sarajevë, ai do të qëndroi në Beograd si dhe në Prishtinë.
Siç kanë raportuar media serbe, insajder.net, Burns, pas Sarajevës, vizitën e tij do e vazhdoj në Beograd e më pas edhe në Prishtinë.
Burns, gjatë ditës ka qëndruar në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa më pa u raportua që ka vazhduar për në Beograd për t’u takuar me shefin agjencisë serbe të inteligjencës, BIA, Vladimir Orlic.
Ndërsa sa i përket itineraret të Burns, nga CIA’ja kanë thënë për Radion Evropa e Lirë (REL) se “nuk komentojmë orarin e udhëtimit të drejtorit”.
Gjithashtu një zyrtar i Qeverisë amerikane, i cili kërkoi të mos emërohet, i tha Radios Evropa e Lirë se diskutimet e William Burnsit dhe bashkëpunëtorëve të tij me kreun e Agjencisë së Sigurisë së Inteligjencës, Presidencën dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës më 20 gusht u përqendruan, mes tjerash, te përshkallëzimi i tensioneve nga presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik.
Duhet theksuar se Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka bërë një deklaratë interesante pas vizitës së drejtorit të CIA-s, William Burns, në Sarajevë.
Sipas mediav në Sarajevë, Dodik ka thënë se RS kurrë nuk e vuri në dyshim sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës.
“Lufta kundër terrorizmit është një detyrim i gjithë botës së lirë dhe në këtë kontekst vizita e drejtorit të CIA-s z. William Burns në Bosnje dhe Hercegovinë është e rëndësishme”, ka shkruar Dodik./gazetametro.net




