10.5 C
Mitrovice
E premte, 15 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Osmani nënshkruan nesër grantin në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh me USAID, pas takimit deklaratë për media me Hovenier

Presidentja Vjosa Osmani dhe USAID do të nënshkruajnë nesër marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në orën 11:00, ku amendamenti nr 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID.

Pas ceremonisë, Osmani dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, do të mbajnë konferencë për media.

Njoftimi i plotë:

Nesër (21.08.2024), në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh.

Amendamenti nr 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID.

Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas tij Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të deklarohen për media.

Vendi: Kabineti i Presidentes;

TË FUNDIT

TË FUNDIT