10.5 C
Mitrovice
E premte, 15 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Dyshohet se një grua e ka vrarë kunatin e saj në Vranjevc, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e ndodhur sonte në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se lidhur me rastin është vetëdorzuar “një person e dyshuara: -N.M., femër”.

Duke u thirrur në burimet e veta, Gazeta Express raportoi se N.M., dyshohet se vrau kunatin e saj.

Konfirmimi nga Policia:

Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person dyshuara: -N.M. femër .

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

TË FUNDIT

TË FUNDIT