9.4 C
Mitrovice
E premte, 19 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

‘More mjerana’, Syla i drejtohet Osmanit e Kurtit pasi shkuan në Paris për Lojërat Olimpike: Kokan bajtë për me çnuk naj sukses, dobësira

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka reaguar ashpër ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, të cilët po shfaqen me familjet e tyre në përkrahje të Kosovës në Lojërat Olimpike, duke tentuar që të marrin merita për sukseset e sportistëve.

Në një postim në Facebook, Syla ka thënë se prej pamundësisë me u mburrë me një punë të vetën Albin Kurti e Vjosa Osmani, e paskan bajtë Qeverinë e Presidencën në Lojra Olimpike për me çnuk naj sukses nga meritat e grave medale arta të Kosovës të ushtrura nga Toni Kuka.

“E more mjerana, i bonët 4 vjet pa pas për çka me u thirre si sukses i punës e udhëheqjes tuaj. Ju as tifoz nuk mbeteni, se skeni shku per mbeshtetje te atletëve tonë, por per me vjedh pak sukses nga ata, me ja shtu vetit. Dobësira e anti sportista”, ka shkruar Syla.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT