10.6 C
Mitrovice
E premte, 19 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Festa e Osmanit dhe Kurtit pas triumfit të Donjeta Sadikut në meçin e parë në Olimpiadë

Donjeta Sadiku ka arritur fitoren e parë në Lojërat Olimpike ndaj tajlandezes, Soumnek me vendimin e gjyqtarëve pas tre raundeve.

Duelin e Sadikut e ndoqën nga afër krerët e shtetit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Ky i fundit komentoi fitoren e Sadikut pas duelit.

“Është fitore shumë e rëndësishme dhe fitore tejet e merituar e boksieres tonë, Donjeta Sadiku. Fitore me këmbë të mbarë për ekipin e Kosovës në Lojërat Olimpike, pasi tash, xhudo, atletika dhe noti do ta kenë si prirëse këtë fitore të Sadikut”.

“Boksierja kundërshtare ishte e fokusuar ta shtyje në kënd Sadikun, por ajo kishte saktësi dhe shumësi në goditje”.

“Një kontribut fare të vogël e dhamë edhe ne në brohoritjet tona, Kosova, Kosova dhe Donjeta Donjeta”, ka thënë Kurti, në RTK.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani fitoren e Sadikut, presidentja Osmani e ka konsideruar si “moment krenarie për Kosovën”.

“Faleminderit Donjeta për këto emocione”, ka shkruar Osmani në Facebook.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT