-3.5 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Bebe Rexha për herë të parë në Kosovë: Jam shumë e emocionuar dhe kam disa surpriza për ju

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka arritur të martën në Kosovë.

Ajo arriti mëngjesin e të martës në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, duke sjellë me vete emocione dhe pritje të mëdha.

E mirëpritur me ngrohtësi dhe kureshtje, ajo u ndalua për një intervistë ekskluzive nga Telegrafi, ku nuk hezitoi të shprehte emocionet e saj – madje edhe të fliste paksa në gjuhën shqipe.

“Jam shumë e emocionuar që jam këtu”, u shpreh Bebe Rexha me entuziazëm të dukshëm, ndërsa zbriti nga avioni i saj. Ky ishte vetëm fillimi i një udhëtimi të mbushur me plane për të eksploruar dhe për të performuar për fansat e saj të zjarrtë në Kosovë.

Për Bebe Rexhën, ky udhëtim është më shumë se thjesht një vizitë. Me prindërit e saj, të dy me origjinë nga trevat shqiptare, ajo planifikon të kalojë kohë duke shijuar ushqimin tradicional dhe duke eksploruar qytetin. “Do të shkojmë të hamë ushqim të mirë, të shohim qytetin dhe jam shumë e emocionuar për këtë”, tregoi ajo për Telegrafin.

Bebe Rexha do të performojë për herë të parë në Kosovë në festivalin “Sunny Hill 2024”, një ngjarje që ka mbledhur artistë të njohur nga mbarë bota. Ajo premton një performancë të paharrueshme, të mbushur me surpriza dhe momente të veçanta që reflektojnë kulturën shqiptare.

“Kam disa surpriza për të cilat jam shumë e emocionuar. Është shumë e rëndësishme për mua të bashkëpunoj me kulturën time”, tha ajo, duke shtuar se do të sjellë diçka unike për audiencën kosovare.

Fansat e Bebe Rexhës në Kosovë janë të etur për të dëgjuar diçka në shqip nga idhulli i tyre. Ajo nuk hezitoi të shprehë dashurinë dhe emocionin e saj për ta, duke treguar se mezi pret të performojë për ta. “Dua të them vetëm se i dua të gjithë fansat e mi këtu në Kosovë. Jam shumë e emocionuar dhe po, mezi pres”, shprehet ajo.

Vizita e Bebe Rexhës në Kosovë nuk përfundon me performancën e saj. Ajo planifikon të shkojë në qytetin e saj të origjinës, Dibër, për të marrë pjesë në një ceremoni familjare, duke shprehur dëshirën e saj për të kaluar kohë me familjen dhe për të njohur më mirë rrënjët e saj. “Kushëriri im do të ketë një syneti. Kështu që unë do të shkoj në syneti, mendoj, për dy, tre ditë”, tha ajo duke buzëqeshur.

Vizita e Bebe Rexhës në Kosovë është një moment historik për muzikën shqiptare dhe për të gjithë fansat e saj shqiptarë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT