9.1 C
Mitrovice
E diel, 17 Maj, 2026
spot_img
spot_img

“Pasaportat e Zajednicës” – Heqja e vizave për serbët, Mehmetaj: BE ua njohu serbëve statusin special brenda Kosovës

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka reaguar pasi Bashkimi Evropian ka njohur pasaportat e lëshuara nga Serbia për serbet e Kosovës.

Ai në llogarinë e tij në “Facebook”, i ka quajtur këto pasaporta, pasaportat e Zajednicës dhe me këto pasaporta serbet në Kosovë mund të udhëtojnë pa viza.

Ndërsa thotë se ky është skandal që BE-ja po i njeh status të veçantë serbeve në Kosovë.

Postimi i plotë:

Nëse doni me ditë saktësisht se çka i bie vendimi i BE-së për t’i njohur pasaportat që Serbia i lëshon për serbët e Kosovës, që lexojeni çka kanë thënë përmes komunikatës nga vetë Qeveria e Kosovës.

Kur fillimisht Parlamenti Evropian kishte propozuar heqjen e vizave për këto pasaporta, Qeveria e Albin Kurtit, përmes komunikatës shkruante:

Komunikata e Qeverisë së Kosovës: Propozimin për përfshirjen e këtyre pasaportave në liberalizimin e vizave është “shkelje e integritetit territorial të Kosovës. Me një vendim të tillë BE-ja do të ndikojë negativisht në procesin e integrimit të serbëve të Kosovës.

Në pasaportat që i lëshon Drejtoria koordinuese e Serbisë në Beograd shkruhen vendbanimet në territorin e Kosovës sikur të jenë në Serbi, që është në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në dialog për shuarjen e strukturave paralele të Serbisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT