Administrata Tatimore e Kosovës ka krijuar një grup operativ për muajt e verës për të luftuar evazionin fiskal.
Grupi operativ apo ‘Task Forca’, është krijuar me vendim të drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, me qëllim të luftimit të evazionit fiskal te bizneset që llogariten të kenë qarkullim të madh.
Gjatë vikendit të kaluar cak i inspektimeve ishin pishinat dhe bizneset që operojnë brenda tyre. Inspektori Ndriçim Çerkini, tregon se pse pikërisht janë zgjedhur pishinat.
“Pas suksesit që kemi pasur vitin e kaluar si grup operativ, me vendim të drejtorit edhe këtë vit është krijuar ‘Task Forca’, e cila do të vazhdoj gjatë gjithë muajve të verës. Sot do inspektojmë pishinat sepse edhe koha është me diell dhe ditë vikendi prandaj frekuentohen nga shumë klientë, do i kontrollojmë për kuponë fiskal dhe për regjistrimin e punëtorëve” – thotë Çerkini./ATV