9.7 C
Mitrovice
E diel, 17 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Selimi për 10ml profit të Muratit: Marrëzi e plotë, kjo ndodhi sepse qeveria ishte e paaftë t’i investonte 800ml në investime kapitale

Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi i ka reaguar ministrit të Financave Hekuran Murati, i cili sot tha se Banka Qendrore e Kosovës ka transferuar në llogarinë e Qeverisë 10.38 milionë euro në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor, kjo sipas tij ndodhi për “herë të parë në historinë e shtetit”.

Pos, ish-ministri Selimi, deklaratën e Muratit e quan “marrëzi të plotë”, pasi sipas tij “arsyeja e vetme që ka fitime është se qeveria ka qenë e paaftë për të investuar 800 milionë euro në investime kapitale”.

Selimi reagimin e ka bërë për këtë çështje nël X ku shkruan: “Marrëzi e plotë. Ministri i Financave i Kosovës krenohet që Banka Qendrore ka fituar 10 milionë euro “për herë të parë” me qeverinë.

Por, sipas Selimit “arsyeja e vetme që ka fitime është se qeveria ka qenë e paaftë për të investuar 800 milionë euro në investime kapitale, pra këto para të buxhetit janë bllokuar në bankën qendrore duke mbledhur interes minimal.”

TË FUNDIT

TË FUNDIT