20.8 C
Mitrovice
E enjte, 18 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Të burgosurit korrin grurin në Dubravë, mledhin rreth 32 mijë kilogramë grurë

Në Qendrën Korrektuese Dubravë janë korrë 10 hektarë grurë, sasia e tërësishme e grurit nga korrje fshirjet për vitin 2024 ka arritur 31.800 kg grurë.

E gjithë puna, nga mbjellja deri te korrja, është kryer nga të burgosurit e kësaj qendre, nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe stafit të Qendrës Korrektuese të Dubravës.

Njoftimi i plotë:

Korrja e grurit në Qendrën Korrektuese Dubravë arrin në 31,800 kg për vitin 2024

Në Qendrën Korrektuese Dubravë janë korrë 10 ha grurë, sasia e tërësishme e grurit nga korrje fshirjet për vitin 2024 ka arritur 31.800 kg grurë.

E gjithë puna, nga mbjellja deri te korrja, është kryer nga të burgosurit e kësaj qendre, nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe stafit të Qendrës Korrektuese të Dubravës.

Rendimenti i prodhuar nga kjo kulturë bujqësore do të përdoret për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes punës së Njësisë Ekonomike, synon dita ditës të ndikojë në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, si dhe në uljen e shpenzimeve të buxhetit të SHKK-së.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT