11.6 C
Mitrovice
E diel, 17 Maj, 2026
spot_img
spot_img

30 ditë paraburgim ekstradues për ish-ushtarin e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut

Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani i cili u arrestua mbrëmë në pikë kalimin kufitarë Glloboçicë-Jazhincë, nga ana e policisë maqedonase, do të dërgohet në paraburgim ekstradues prej 30 ditëve në burgun hetues të Shutkës.

Flet-arresti ndërkombëtarë i lëshuar nga ana e Serbisë në Interpoll është pranuar nga Gjykata Penale e Maqedonisë së Veriut dhe ish-ushtari i UÇK-së Ramadani, 30 ditët e ardhshme do të qëndrojë në burg.

Propozimin për masën e kujdesit e ka dhënë Prokuroria e krimit të organizuar në Shkup.

TË FUNDIT

TË FUNDIT