12.4 C
Mitrovice
E enjte, 18 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Kurti: Hapja e Urës së Ibrit s’është kundër askujt, por për të gjithë qytetarët

Ditën e djeshme, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it, ku përveç sigurisë kanë folur edhe për hapjen e Urës së Ibrit.

E për mundësinë e hapjes së Urës së Ibrit, Kurti tha se Qeveria e Kosovës do që të zbatohet ligji dhe liria e lëvizjes.

Sipas tij, hapja e Urës së Ibrit nuk është kundër askujt, por është për qytetarët.

Ai theksoi se hapja e kësaj ure i ndihmon njerëzit në të dy anët në aspektin e tregtisë e bashkëpunimit, dhe se nuk i duket në rregull që vetëm kjo të mbetet e mbyllur për vetura.

“Është marrëveshje e para shumë vjeteve në Bruksel, nga dekada e kaluar. Ne e dëshirojmë që edhe të zbatohet ligji, edhe liria e lëvizjes. Hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër nuk është kundër askujt, por është për qytetarët. I ndihmon njerëzit në të dy anët gjithashtu edhe tregtinë, ekonominë, bashkëpunimin. Janë edhe tri ura tjetra, e të ngelet vetëm kjo mbyllur për vetura s’më duket në rregull. Edhe kjo urë do duhej të jetë e hapur, madje para shumë viteve në njërën prej marrëveshjeve të Brukselit, hapja e plotë e urës është quajtur simbol i normalizimit, pra është përdorur nga vetë Bashkimi Evropian, në vitet 2014-2017. Kundër askujt, por për të gjithë”, tha Kurti.

/Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT