Një oficer i policisë serbe në Loznicë ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë gjatë një kontrolli rutinor sipas mediave serbe. I dyshuari i rastit e që po kërkohet është shtetas kosovar sipas pretendimeve të shtetit serb. Shtohet se në vend të ngjarjes u gjetën pasaporta e tij kosovare si dhe një letërnjoftim gjerman.
Gazeta serbe Nova, si dhe mediat tjera serbe shkruan se i dyshuari për rastin është Artan Hajrizi, 33 vjeç. Kjo sipas pretendimeve të policisë serbe që njoftojnë se në vendin e ngjarjes kanë gjetur pasaportën e tij kosovare dhe një letërnjoftim të lëshuar nga shteti gjerman.
Viktimat në incidentin e raportuar në Loznica të Serbisë janë i vrari Nikola Krsmanovic dhe i plagosuri Vjekoslav Ilic.
Sipas pretendimeve të gazetës famëkeqe serbe Novosti, i dyshuari Hajrizi pasi ishte ndaluar nga policia kufitare serbe ka deklaruar se ishte nisur për vizitë tek një mik i tij në Loznica, e zjarr ndaj policëve kishte hapur ndaj oficerëve kur iu kishte kërkuar të hapte çantën që kishte me vete./gazetametro.net