Ish-Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi Gjykatësja federale e qarkut Aileen Cannon e ka hedhur poshtë çështjen e dokumenteve të klasifikuara kundër Donald Trump.
Grenell ka thënë se rasti i Jack Smith kundër Trumpit është rrëzuar, duke shtuar se radha është që të rrëzohet edhe rasti ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçin, i cili ë po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale që nga viti 2020, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Rasti i Jack Smith kundër Trump po shpërbëhet. Radha është te ti, Hashim Thaçi”, ka shkruar Grenell në platformën “X”.
Aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së i kishte ngritur Jack Smith si kryeprokuror i Gjykatës Speciale në vitin 2020, për të dhënë dorëheqje më pas në vitin 2022, pikërisht për ta marrë rastin e Donald Trump.
Grenell, si një nga personat më të afërt politikisht të Trumpit, vazhdimisht e ka sulmuar Jack Smithin.