12.1 C
Mitrovice
E enjte, 18 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Hovenier: Përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës i hekurt, nuk është sekret që ka shqetësime me disa politika të Kurtit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey Hovenier, tha se përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt si gjithmonë.

Diplomati amerikan theksoi se nuk është sekret se Qeveria e SHBA-së ka disa shqetësime politike të cilat i ka bërë Qeveria Kurti.

Hovenier, i cili po qëndron sot në Gjakovë ku takoi edhe kryetarin Ardian Gjini, ka folur për ligjet që janë miratuar së fundi nga Kuvendi i Kosovës, duke përfshirë edhe Ligjin për KPM-në dhe KPK-në.

Ai tha se qeveria amerikane këshillon Kosovën që ligjet që miratohen nga Kuvendi i Kosovës të jenë në përputhje me normat evropiane.

“Kosova duhet të jetë anëtarë e organizatave ndërkombëtare, BE, KiE, NATO, organizata të tjera”, tha Hovenier nga Gjakova.

Deputetë e Kuvendit të Kosovës në seancën e 11 korrikut e kanë miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

Ky projektligj u miratua në lexim të dytë me 59 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime./Reporteri.net/.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT