Koktej molotovi është hedhur mbrëmë gjatë natës në pastiqerinë ‘Sharr” në veri të Mitrovicës, por për fat të mirë përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Mësohet se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet, ndërsa deri tani nuk ka të arrestuar.