Sot Njësitet e Doganës së Kosovës kanë kapur barna të kontrabanduara pa banderolë kryesisht nga Shqipëria dhe Serbia.
Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës,, kanë kryer një kontroll në një barnatore dhe kanë zbuluar të fshehura 6,858 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja (Serbi dhe Shqipëri), të cilat janë kontrabanduar në Kosovë, bëhet e ditur në njoftim.
Vlera e mallit llogaritet të jetë 20 mijë euro.




