Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin, ka miratuar propozim vendimin për emërimin e bordit mbikëqyrës të ndërmarrjes publike qendrore ‘Trepça’.
Në këtë propozim vendim janë emëruar kryesuesi Mentor Berisha dhe katër anëtarët, Merita Gashi, Sadie Gashi, Alban Krasniqi dhe Fadil Bejta, teksa u premtua se së shpejti do të hapet konkursi për katër anëtarët e tjerë të këtij bordi.
Kryeministri Kurti në mbledhjen e sotme tha se në konkurs kanë aplikuar 64 kandidatë, teksa ka treguar procedurat e përzgjedhjes.
Ai u shpreh se sot po emërojnë pesë anëtarë të bordit, i cili parasheh të jetë me nëntë anëtarë, gjë që do të mundëson funksionimin e menjëhershëm të këtij bordi.
Sipas shefit të Qeverisë, do ta qartësojnë çështjen e përfaqësimit të punëtorëve në bord në përputhje me ligjin.
Ndërkohë, do të hapet konkursi për anëtarët tjerë, ku inkurajojë aplikimin sidomos të pakicave./Reporteri.net