18.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Kurti: Pa bombardimet 78 ditëshe të NATO’s liria e Kosovës do të ishte e pamundur

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga Ulqini ka dhënë një intervistë për CNN, me ç’rast foli për rolin e madh të NATO-s për çlirimin e Kosovës.

I pyetur se çka bëri NATO për shtetin tonë, Kryeministri Kurti tha: “Muajin e kaluar festuam 25-vjetorin e çlirimit të vendit tonë dhe kjo nuk do të ishte e mundur pa intervenimin e NATO-s, pa aeroplanët e NATO-s që bombarduan pë 78 ditë forcat policore dhe ushtarake të liderit serb Sllobodan Millosheviq. Ishte lufta e katërt që kishte nisur në territorin e ish-Jugosllavisë. Gjatë gjithë viteve ’90 paraprakisht, ishin dhjetëra masakra kundër popullësisë civile në Kosovë ku gra, fëmijë dhe pleq u vranë, gra të përdhunuara, shtëpi dhe fshatra të tërë u dogjën. Krejt kjo ishte projekt gjenocidal i Millosheviqit…”, tha Kurti në CNN, transmeton Express.

Ai shtoi se NATO ndaloi gjenocidin në vendin tonë duke e çliruar Kosovën.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT