8.7 C
Mitrovice
E hënë, 18 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Valon Syla pas arratisjes së vrasësit serb: O Albin Kurti qysh ju iku edhe një vrasës nga burgu, ju ka hi uji n’tona anët

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka reaguar për arratisjen e vrasësit Marko Rosic, duke i thënë Qeverisë që dikush duhet të japë dorëheqje dhe madje të dënohet.

Në një postim në Facebook, Syla ka pasur një reagim të ashpër për zhvillimin e sotëm në lidhje me arratisjen e Rosic.

Ai ka pyetur Albin Kurtin për ikjen e këtij vrasësi, derisa ka pyetur Qeverinë se a janë në punë se ju ka hy uji në të gjitha anët.

“O Albin Kurti edhe nje kriminel ju iku a? A jeni more ksajde ju. A jeni në punë se ju ka hi uji në tona anët… Qysh iku tash Marko Rošic nga burgu, njeriu i denuar per vrasjen e Ivanovicit. A qaq jeni te kapun prej Serbisë qe as atentatoret nga strukturat sekrete e kriminale serbe sun po i mani në burg. Apo e leshuat si Radoicicin? Shpejt dikush te jap përgjegjësi?”, ka shkruar Syla.

Syla pyeti se kush po i blen e po i çel dyert e burgjeve tona?

“Dorëheqje dhe denime per krejt ata qe e prunen Shtetin e Kosovës ne kete gjendje qe as me i mbajt ne burg njerzit spo mundet, se lere mo me i shti kriminelet e vrasesit e ri. Pthu bre Zoti ju marroft. Por keni me pagu në zgjedhje. Ju jeni marria kombtare”, është shprehur ai.

Marko Rosic , i dënuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanovic, është arratisur nga Kosova. Ndërkohë, nga Gjykata Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar se është lëshuar urdhërarrest për të.

Nga kjo Gjykatë, për kanë thënë se i akuzuari nuk është gjetur në adresën e tij të banimit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT