19.2 C
Mitrovice
E hënë, 18 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Kurtit i largohet një këshilltare nga kabineti, kjo është arsyeja

Kryeministrit Albin Kurtit i është larguar këshilltarja Rozafa Kelmendi. Këtë e ka bërë të ditur kjo e fundit përmes një postimi në Facebook, shkruan Reporteri.net.

Ajo si arsye të largimit nga Zyra e Kryeministrit ka dhënë obligimet akademike.

Kelmendi ishte e angazhuar si Këshilltare e jashtme për Drejtësi Tranzicionale në zyrën e Kryeministrit Kurti.

Postimi i saj:

Jam thellësisht mirënjohëse për besimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë shërbimit tim në Zyrën e Kryeministrit.

Ka qenë nder i jashtëzakonshëm të shërbej për Republikën dhe popullin e Kosovës.

Për shkak të obligimeve akademike, sot kam përmbyllur angazhimin si Këshilltare e jashtme për Drejtësi Tranzicionale.

Mbetem përherë falënderuese dhe e nderuar për mundësinë që më është dhënë, siҫ mbetem gjithmonë mbështetëse e qëllimeve të përbashkëta për drejtësi dhe barazi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT