Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka kritikuar ashpër pushtetin e udhëhequr nga Albin Kurtit pasi eksponentë të subjektit të tij politikë po sulmojnë Gjykatën Kushtetuese dhe mediat.
Në T7, Syla ka thënë se qëllimi është “diskreditimi i mediave”.
Sipas tij, Kurti e ka problem që “mediat nuk i janë nënshtruar atij”, rrjedhimisht subjekti politik që ai drejton sulmon ato.
Ai ka thënë se “dëshira e Kurti”, është që mediat të thonë atë që kryeministri e thotë vazhdimisht, me pretendime që “ka rritje ekonomike”, si dhe “kontroll në veriun e Kosovës”.
Syla tha se këto janë “gënjeshtra”, teksa bërtiti në studion e “Pressingut”.
“Çka po thotë Albin Kurti, rritje ekonomike 7.8%, rritje enorme, kjo është rren. E këna marrë në kontroll veriun, rren”, është shprehur Syla. /gazetametro.net