14.1 C
Mitrovice
E martë, 16 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

I arrestuari për spiunazh ishte pjesë e grupit terrorist që sulmuan zyrat e KQZ-së në veri

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sot arrestoi një të dyshuar për spiunazh në Mitrovicë. Gazeta online Reporteri.net ka mësuar se i arrestuar është serbi Aleksandër Vlajiq.

I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit.

Vlajiq, ka aktakuzë të ngritur nga Specialja pasi bashkë me Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq dhe Miomir Vakiq, kishin kryer sulm terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut.

Sipas aktakuzës, ata kishin hedhur granata dore dhe shok bomba.

Aksioni i sotëm për arrestimin e Vlajiqit, u krye nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit. /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT