15.8 C
Mitrovice
E martë, 16 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Gashi: Agjendën e BIA’s se ‘Kosova 20 vjet është shkatërruar’ VV’ja ‘po e realizon’

“Kosova ka pas lulëzuar, tash është zero”. Ishte reagimi me ironi i deputetit të Vetëvendosjes, Enver Haliti, ndaj analistit politik, Dardan Gashit, i cili, deklaroi se partisë në pushtet “po i funksionon propaganda” dhe në sondazhe po dalin lart.

Por edhe reagimi i Gashit, ishte i menjëhershëm.

Gashi i tha Halitit, se akuzat se për 20 vjet është shkatërruar Kosova, janë agjendë të BIA-s serbe dhe VV-ja po e realizon.

“Kosova ka lulëzu zotni qysh ka lulëzu, se Kosovën e ki gjet më këto që po i han sot. Po mos u bëni kështu. Ky është një problem ju e keni bërë pikërisht që po arrestohen njerëzit prej AKI-së, që njerëzit e BIAS-s e kanë pas detyrë me thanë që Kosova është shkatërruar. Atë punë bëni ju përditë”, ishte reagimi i Gashit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT