17.6 C
Mitrovice
E martë, 16 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Policia arreston ish-asistentin e kryeministrit Kurti

Pak minuta para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Spanjë, Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar në qendër të Prishtinës.

Nga pamjet e publikuara në Indeksonline, shihet se i arrestuar është ish-asistenti i kryeministrit të Kosoëvës, Arianit Beqiri.

Beqiri në video duket duke i rezistuar arrestimit të pjesëtarëve të Policisë dhe e rrëzon njërin nga policët.

Pas kësaj ai mbërthehet nga tre policë të cilët edhe përdorin forcë për arrestimin e tij.

Ende nuk dihen arsyet e arrestimit të tij./indeksonline

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT