17.6 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Haxhiu për Kurtin: I ka mashtruar çiftet e reja për banesa, si pasojë ata po ikin jashtë vendit

Bekim Haxhiu, anëtar i Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, lidhur me premtimit e Qeverisë “Kurti” për sigurimin e banesave për çiftet e reja thotë se ka qenë thjesht mashtrim për të siguruar vota dhe asgjë më shumë.

“Ky ka qenë vetëm një mashtrim elektoral mashtrues i Kurtit, asgjë më shumë. Asnjë hap nuk është bërë për këto tri vite e gjysmë të Qeverisë. Ka qenë një prej premtimeve mashtruese të kryeministrit, sikur edhe shumë premtime të tjera”, tha ai.

Haxhiu thotë se ky premtim ka pasur për qëllim vetëm sigurimin e votave, dhe se pas mashtrimit çiftet e reja po detyrohen të ikin jashtë vendit.

“Nëpërmjet këtij mashtrimi është munduar Kurti të fitoj vota e rinisë apo çifteve të reja të cilët kanë nevojë për të siguruar çështjen e banimit por nuk është bërë asgjë në këtë pjesë. Ua ka marrë votat, i ka mashtru rininë, i ka mashtruar edhe ata tash po detyrohen me ikë jashtë vendit sepse e kanë kuptuar që kanë qenë të mashtruar prej Albin Kurtit”, tha Haxhiu.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT