25.4 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Policia tregon se çka u konfiskua në aksionin ku u mbyllën gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore”

Policia e Kosovës sot njoftoi se kanë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, institucion ky që ka shpërndarë pagesat e Beogradit për qytetarët serbë në Kosovë.

Me anë të një komunikate shtesë, policia njoftoi se ka konfiskuar mbi 1 milionë euro, mbi 70 milionë dinarë dhe mbi 19 mijë franga, shrkaun Arbresh.info

“Operacioni policor i realizuar sot në veri të vendit, ku u mbyllen gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme materiale siç janë; Rreth 1.600.000 euro,Rreth 74.700.000 dinar, Rreth 19.500 franga, Rreth 13.800 dollar amerikan, Rreth 40 dollar australian. Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Veprimet e mëtutjeshme, policia thotë se do të realizohen në bashkëpunim me organet e drejtësisë./Arbresh.info/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT