25.4 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Ndodh për herë të parë në Shqipëri, dy gra kurorëzojnë lidhjen me martesë

Në Tiranë për herë të parë, dy gra kanë kurorëzuar lidhjen me martesë.

Ngjarja ndodhi në tarracën e bashkisë së Tiranës.

Çifti i seksit të njëjtë, Edlira dhe Alba, të cilat kishin marrë dy pastorë nga Anglia. Në ceremoninë private, Edlira dhe Alba ishin veshur të dyja me fustane nusërie.

Të dyja janë shfaqur me fustan të bardhë.

Të premten e 17 majit, 2 partneret Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj dorëzuan në gjendje civile kërkesën për t’u celebruar në martesë, pas 14 vitesh të dashuruara.

Për hapin që kanë hedhur i referohen nenit 53 të Kushtetutës se “kushdo ka të drejtë të martohet”, edhe pse Kodi i Familjes në Shqipëri nuk e njeh martesës brenda seksit të njëjtë, por vetëm mes çifteve heteroseksuale. Simbolikën e parë drejt betejës së tyre ligjore e konkretiziuan duke u veshur të dyja nuse mbrëmjen e së dielës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT