Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, në një aktivitet të mbajtur sot ka thënë se ngjarjet e ndodhura gjatë vitit të kaluar në Kosovë e kanë ndikuar negativisht situatën e sigurisë në rajon.
Ai tha se pas tensioneve, NATO ka dërguar 1 mijë trupa shtesë në Kosovë.
Duke folur për batalionin turk, Ulutas ka thënë se ushtarët turq që kanë ardhur në kuadër të forcave shtesë, janë duke thënë kontribut në mënyrë profesionale dhe që do të bëjë ndryshimin.
“Siç e dini, batalioni ynë komando nga Turqia po shërben në fushën e operacioneve si njësi rezervë. Në rastin e batalionit tonë turk, ushtarët tanë po japin një kontribut që do të bëjë ndryshimin këtu në një mënyrë profesionale, shumë të trajnuar. Kjo na jep besim”, ka deklaruar Ulutas.