22.2 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Haki Abazi hapë “të pame” para Kuvendit, shpallë vdekjen e Qeverisë Kurti

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani i pavarur, Haki Abazi, simbolikisht ka hapur siç thotë “të pame”, për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Pas ngulfatjes trevjeçare, dha shpirt Kuvendi i Republikës së Kosovës!”, shkruante në “Njoftimin Mortor” që Abazi, kishte vënë në xhamat e Kuvendit.Ai po ashtu kishte vënë një karrige me peshqir, sikur është zakoni në familjet koeovare në raste të vdekjeve.

“Kjo është në vazhdën e angazhimit tim si deputet i parlamentit të Kosovës dhe premtimeve që kemi dhënë që do e ndërrojmë formën e qeverisjes. Natyrisht se sot të duhej të diskutohej në detaje për dredhitë e Kurtit për çështjen e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe në vend se të bëhej kjo gjë përbrenda parlamentit ashtu si është bërë zakon që të margjinalizohet e ngulfatet debati demokratik, ai ka nisur një proces të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme duke manipuluar me PDK-së. E patë sot në mëngjes ai po e dërgon statusin e Asociacionit të zajednicës në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Abazi.

“Parlamenti i Kosovës është një farsë ku nuk ka asnjë vendimmarrje. Është një show i manipulimit një cirkus total ku palaqoja Kurti vjen sa herë që ka nevojë për me ia humbë më tepër seriozitetin”, ka thënë ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT