16.7 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Rreth 350 minatorë të Trepçës refuzojnë ta vazhdojnë punën pa i marrë rrogat e muajit prill

Rreth 1250 minatorë e punëtorë të minierës “Trepça” nuk kanë marrë ende pagat e tyre për maujin prill.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi.

Ai bëri të ditur se 350 minatorë, që i përkasin ndërrimit të parë, kanë refuzuar të vazhojnë punën pa i marrë pagat për muajin e kaluar.

Në nëntor të vitit të kaluar, në ditën e dhjetë të grevës së minatorëve të Trepçës, ajo ishte ndërprerë, pas arritjes së marrëveshjes zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës.

Sipas marrëveshjes, pagat e minatorëve nuk do të dilnin më vonë se data 10 e çdo muaji./Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT