8.5 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

“Bollni më”, Fifi i del në mbrojtje Enver Petrovcit

Aktori, Enver Petrovci, ka nxitur reagime të shumta për një deklaratë që kishte bërë në lidhje me ish-krerët e UÇK-së.

Kjo nxiti debat të madh në rrjete sociale duke bërë të reagojnë edhe figura publike.

Një reagim e ka bërë edhe këngëtarja kosovare Filloreta Raçi, e njohur si Fifi.

Fifi ka thënë se po i pengon fakti që tentohet të denigrohen disa figura të rëndësishme të artit dhe kulturës, referuar këtu Enver Petrovcit.

Reagimi i plotë i Fifit:

“O Allah, goxha si shumë po mundohem me u mbajt mos me fol, por nganjëherë po më shpërthen kur po i dëgjoj disa njerëz duke folur shumë bre po më dhemb koka. Mo bre, mos folni palidhje. Mo bre.

A e di çka po shqetëson, nuk po më shqetëson që po dalin po flasin, sa po më shqetëson që mundohen me i denigru disa fytyra publike, disa njerëz të artit e kulturës që kanë dhënë shumë për teatrin dhe për filmin, sidomos në Kosovë.

Edhe dalin duke fyer, thuj ti çfarë bëri. Jemi në një shtet demokratik, kemi të drejtën e fjalës, secili mund të flasim çfarë të duam neve apo nuk është kjo demokracia. E drejta e lirë e fjalës, qetësohuni, qetësohuni.

A e dini cila është pjesë më e rëndësishme e kësaj historie që veç kur të vdesin njerëzit e kulturës, artistët, si në Kosovë si në Shqipëri e më gjerë këta marrin edhe publikojnë statusa pusho në paqe o kolosi i artit shqiptar, pusho në paqe se na iku edhe një gjerdan i artit tonë, bollni më se na keni shpif, nuk keni haber për asgjë veç dilni folni palidhje, jo po i ka marrë kaq pare, i ka meritu biles edhe më shumë se ka dhënë, ka dhënë për artin, për kulturën për gjithçka. është Enver Petrovci.

Kur ai ka luajtur ti ke qenë në barkun e nënës”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT