spot_img
spot_img

6 trupa gjenden gjatë gërmimeve në Zubin Potok

Burime të Kanal 10 brenda institucioneve të sigurisë bëjnë të ditur se deri në këto momente, gjatë procesit të gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin Potokut, janë gjetur gjashtë trupa.

Operacioni i gërmimeve është duke vazhduar, ndërsa në vendngjarje ndodhen ekipet kompetente që po zhvillojnë procedurat hetimore dhe forenzike.

Lidhur me këtë aksion, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, me kërkesën e saj dhe në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet përgjegjëse janë duke zbatuar urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në komunën e Zubin Potokut. Identiteti i trupave dhe rrethanat e gjetjes së tyre ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht. Institucionet pritet të dalin me më shumë informacione pas përfundimit të ekzaminimeve dhe procedurave përkatëse.

Kanal 10 do të vazhdojë ta përcjellë zhvillimin e kësaj ngjarjeje dhe do t’ju mbajë të informuar me të gjitha detajet sapo ato të konfirmohen nga institucionet.

TË FUNDIT

TË FUNDIT