11.6 C
Mitrovice
E martë, 19 Maj, 2026
spot_img
spot_img

30 mijë persona kanë aplikuar deri më tani në Trust

30 mijë persona kanë aplikuar deri më tani për ta bërë tërheqjen e 10 për qind të Trustit.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Fondi Pensional i Kosovës.

“Të nderuar kontribuues,

30,000 aplikime kemi pranuar deri më tani. Aplikimi është duke vazhduar në linkun: https://bentenapp.azurewebsites.net/. Ky link është i sigurt”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Faqja e Trustit është rikthyer pas disa orësh që ishte jashtë funksionit.

Kjo faqe ishte paralajmëruar se do të jetë aktive për aplikim sot prej orës 15:00, mirëpo, siç u bë e ditur nga zyrtarët e Trustit, për shkak të sulmeve kibernetive nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Ndryshe, aplikimi do të bëhet në uebfaqen www.trusti10.org, derisa aplikimi do të jetë i hapur për katër muajt e ardhshëm.

Numri i kontributdhënësve në Trust është 639.264, derisa në 100 euro kursime i kanë mbi 10.000 kontributdhënës.

Mbi 100 deri 1 mijë euro kursime i kanë mbi 212.000 kontributdhënës, 1.000 deri 5.000 euro i kanë rreth 195.000 kontributdhënës, 5.000 në 10.000 kanë mbi 74.000, 10.000 deri në 20.000 euro të kursyera i kanë 40.000 kontributdhënës, ndërsa mbi 20.000 euro i kanë rreth 12.000 kontributdhënës.

Sipas ligjit, qytetarët që i kanë deri në 10.000 euro kursime, Qeveria do t’ua rimbursojë, duke nisur në vitin 2023.

TË FUNDIT

TË FUNDIT